Pas 3 ditësh përpjekje intensive autoritetet italiane kanë mundur të përfundojnë me sukses operacionin e shpëtimit të një 32-vjeçareje e cila ishte bllokuar në një shpellë.

E reja ka pësuar disa fraktura dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Bergamos me helikopter dhe fatmirësisht sipas mjekëve, jeta e saj nuk është në rrezik.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan mbi 120 persona të cilët përfshinin mjekë, infermierë, teknikë dhe punonjës shpëtimi, të cilët punuan për disa orë  pa u ndalur.

Ottavia Piana nuk ishte vetëm kur u rrëzua. Së bashku me të, brenda Bueno Fonteno, strukturës së madhe të shpellave ishin 10 persona të tjerë.

Eksploruesja e shpellave, e cila u plagos në të njëjtën vend një vit më parë, është zotuar se nuk do të marrë pjesë në ekspedita me rrezikshmëri të lartë në të ardhmen.

Klan News