Kombëtarja izraelite dhe skuadrat e saj rrezikojnë përjashtimin nga kompeticionet e FIFA-s e UEFA-s. Gjithçka ka të bëj me luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, teksa është Federata Palestineze e Futbollit që ka kërkuar largimin e tyre. Situatë e njëjtë me atë që ndodhi me kombëtaren dhe ekipet e Rusisë, të cilat u pezulluan nga kompeticionet ndërkombëtar pas sulmit ushtarak të Ukrainës. Organi më i lartë i futbollit botëror tashmë ka njoftuar se do të marrë një vendim për këtë çështje më 3 tetor. Një vendim që mund të prishë planet edhe në Ligën e Kombeve.
Izraelitët gjenden në Ligën A në grupin 2 së bashku me kombëtare të mëdha si Italia, Franca dhe Belgjika. Në dy takimet e para, Izraeli ka pësuar humbje, konkretisht ndaj Belgjikës dhe Italisë për të qenë në fundin e grupit. Ecuri që mund të njolloset akoma dhe më shumë në rast se FIFA dhe UEFA e pezullon nga kompeticionet e saj. Ndërkaq, e penalizuar në këtë drejtim do të ishte skuadra e Maccabi Tel Aviv që merr pjesë në grupin e Europa League.
Klan News