Sulmet ajrore tronditën Bejrutin. Si pasojë të paktën 15 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e shkatërrimit të një ndërtesë tetë-katëshe.

Sipas palës libaneze gjatë sulmit u përdorën katër bomba të cilat shkaktuan një gërmadhë të thellë.

Këto ambulanca jashtë spitalit Makassed të Bejrutit u dërguan për tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve gjatë sulmeve. Ky burrë familja e të cilit u lëndua u përpoq të ngushëllonte një grua të traumatizuar jashtë ndërtesës së spitalit.

“Ne ishim në gjumë  kur ndodhi sulmi i parë, pastaj një sulm të dytë, dhe ne nuk e kuptuam se çfarë ndodhi. Kishte pluhur dhe shtëpi të rrënuara, njerëzit vraponin dhe bërtisnin, ata po vraponin, gruaja , vajza dhe tezja ime janë në spital”.

Ky është sulmi i katërt ajror izraelit këtë javë që godet një zonë qendrore të Bejrutit, ndryshe nga pjesa më e madhe e sulmeve të cilat janë përqëndruar në periferitë jugore të kontrolluara nga Hezbollahu.

Këta të fundit dhe qeveria libaneze akuzojnë Izraelin për sulme që shënjestrojnë civilët, por ushtria e Izraelit mohon akuzat.

Klan News