Eglantina shprehet gjatë insertit të saj në “Shihemi në Gjyq” se “nuk i ndahet ish-bashkëshortit”derisa ai të përgjigjet. Martesa e tyre ka përfunduar prej vitesh, por ajo ka ende disa kërkesa për të. Me hyrjen e saj në studio Eglantina nuk shpreh vetëm problemin me Shkëlqimin, por thotë se është e acaruar me ndërmjetësen e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobanin.
Eglantina: Unë jam këtu sot dhe jam shumë e acaruar me zonjën Eni.
Ardit Gjebrea: Me zonjën Eni?
Eglantina: Po, me zonjën Eni jam e acaruar sepse nga njerëz që unë i kam të përbashkët me ish-bashkëshortin tim, kam dëgjuar që ai është drejtuar zonjës Eni.
Eni Çobani: Para jush.
Eglantina: Po, për problemet e tij që ai ka.
Eni Çobani: Ku është problemi im me ju tani, në ç’kuptim? S’ka problem që ju mund të jeni…
Eglantina: Problemet që ka me kunatën…
Ardit Gjebrea: Po ç’problem ka që i është drejtuar zonjës Eni se ju jeni ndarë nga ai?
Eglantina: Unë prisja që zonja Eni të më kontaktonte të paktën, a nuk e di, zoti Shkëlqim a i ka thënë zonjëës Eni që ka qenë i martuar?
Eni Çobani: Atëherë këtë do ia drejtojmë së bashku kur ai të hyjë këtu dhe atëherë do merrni edhe përgjigjen. Tani në këtë momente nuk po jua jap dot përgjigjen. Kur të vijë Shkëlqimi do merrni përgjigjen nga unë dhe nga Shkëlqimi, e kam ditur unë që ju jeni bashkëshortja e Shkëlqimit apo jo.
Sapo Shkëlqimi vjen, ai nis t’i thotë Eglantinës mos ta përndjekë më e ta lërë të qetë dhe konfirmon se Çobani nuk ka qenë në dijeni të kësaj martese të mëparshme.
Shkëlqim: Pse do të të them unë ty, unë jam ndarë prej 20 e ca vjetësh!
Eni Çobani: Po jo se do më thuash mua, por s’më ke thënë që ke grua o zotëri që unë të kem detyrë të marr zonjën! Pra kjo thotë që ti zonjë nuk më ke marrë, por ke pritur Shkëlqimin, ke ndenjur me Shkëlqimin, ke bërë muhabet me Shkëlqimin. O Shkëlqim, ti je si të gjithë shqiptarët, ke trokitur në derën zotëri, ke gjetur numrin e telefonit, ke ardhur, të kam pritur. Kjo zonja tani më akuzon, ke pritur Shkëlqimin, s’më ke marrë mua. Tani ke thënë gjë që ke grua ti?
Shkëlqim: Jo, nuk kam thënë!
Eni Çobani: E pra, e dëgjove tani? E more përgjigjen?
Shkëlqim: S’kam asnjë detyrim ndaj saj./tvklan.al