Sulimi i huliganëve partiak ndaj liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka ngjallur reagim të fuqishëm tek shqiptarët në mbarë botën.
Edhe unë jam Ziadin Sela, është slogani i të gjithë shqiptarëve në trojet etnike. Një numër i madh prej tyre kanë vendosur edhe fotografin e tij në profilet në rrjetet sociale.
Sulmi barbarë ndaj tij nuk ishte i rastësishëm. Familja e Ziadin Selës historikisht kanë nën thjerzën e shteteve policore sllavo-maqedonase.
Gjyshi i tij, babai dhe xhaxhai ishin të burgosur dhe persekutuar nga sllavët, për faktin se nuk kishin ndaluar kurrë të luftojnë për lirinë e shqiptarëve.
Historiani Vebi Bexheti thotë se, Gjaku i derdhur i Zijadin Selës që e njomi edhe dyshemenë e Parlamentit të Maqedonisë, në të ardhmen do shërbejë si vijë e kuqe deri ku mund të lëvizin këto hijenat antishqiptare. Ai shprehet i bindur se nuk ka fuqi që mund ta pëbuzë kauzës e Selës dhe shqiptarësisë për gjuhën shqipe dhe barazinë e plotë.
Promotheu i shtrirë e i përgjakur, u ngrit në këmbë… shprehet ai duke treguar faktin se huliganët e regjimit kujtuan se Sela ishte i vdekur dhe se kishin arritur qëllimin e tyre. (INA)