“Shqiptaret e kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”
Lideri i partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela pas një takimi partiak ka kërkuar që në krye të Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, të vijë një prokuror nga vendet e BE-së, pas sipas tij, shqiptarët kanë humbur besimin tek sisitemi I drejtësisë.
“Është urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të PSP-së të vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve të ligjit. Kjo të bëhet edhe në instanca të tjera duke u kyçur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”
Skandali i fundit i zhvatjeve ku përmendet edhe emri i Kryeprokurores së posaçme Katica Janeva, ka rezultuar që opozita maqedonase ende të mbetet në qëndrimin për mospjesëmarrje në takimin e nesërm të liderëve. VMRO-ja insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Blagica Lasovska, VMRO – DPMNE: Ashtu siç paralajmëroi para disa ditëve, Kryetari Mickoski nuk do të paraqitet në takimin e liderëve. Nëse duhet të ketë kësi takimesh, do të duhet të bisedohet vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për nesër Kryeministri Zaev ka thirrur një takim liderësh ku mes tjerash do të diskutohej edhe Ligji për Prokurorinë Publike me të cilin do të zgjidhej statusi i ardhshëm I Prokurorisë Speciale Publike.
Tv Klan