Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj, Cash Warren kanë ndarë rrugët.
Çifti i ka dhënë fund martesës thuajse 17-vjeçare dhe ka nisur procedurat e divorcit, janë shprehur burime për TMZ.
Ata u martuan në maj të 2008-ës dhe kanë tre fëmijë, dy vajzat Honor e Haven, 16 dhe 13 vjeçe si edhe një djalë 7 vjeç, Hayes.
Nuk është ende e qartë se çfarë i bëri të merrnin këtë vendim, por ka pasur disa shenja në publik se mes tyre gjërat s’kanë shkuar mirë.
Të dy janë parë pa unazat e martesës. Së fundmi, Jessica mori pjesë në një festë të shtunën, përpara Golden Globes dhe nuk e kishte unazën. Edhe muajin e kaluar ajo ndodhej në një darkë në Romë me producentin Andrea Iervolino e sërish, asnjë rreth në gisht.
Javën e shkuar, Cash u pa në Los Anxheles pa unazën në dorë.
Herën e fundit që Cash dhe Jessica u panë bashkë ishte më 10 nëntor gjatë një ndeshjeje. Ajo postoi edhe një foto familjare javën e kaluar, por nuk është e qartë nëse është e hershme apo aktuale.
Dinamika e divorcit të tyre parashikohet të jetë mjaft interesante. Jessica arriti një sukses të jashtëzakonshëm me markën e saj, The Honest Company që vlen miliarda dollarë. Nuk dihet nëse ata kanë firmosur një kontratë paramartesore./tvklan.al