Gjëja e fundit që një grup peshkatarësh në Sakhalin të Rusisë prisnin të gjenin në rrjetat e tyre ishte një peshk gjigand, me peshë mbi 1 ton.

Por në fakt kështu ndodhi. I njohur si “peshku i diellit”, “peshku i hënës” apo “mola”, kjo krijesë gjigante, e cila konsiderohet si delikatesë në disa kultura, e gjeti veten të mbërthyer në rrjetë.

Peshkatarët rusë e gjetën peshkun e oqeanit, në ujërat pranë ishullit Iturup.

Sipas “Russia Today”, krijesa e çuditshme u gjet e ngordhur. Peshonte rreth 1,100 kilogramë dhe është peshku kockor më i rëndë në Tokë.

“Nuk kemi parë kurrë më parë një specie të tillë në këtë zonë. Kemi peshk – delfin, që njihet për madhësinë e tij pasi mund të shkojë deri në 1.5 metra, por nuk kishim parë kurrë një peshk që peshon mbi 1 ton

“, tha një peshkatar i zonës.

Në kohën kur soll në breg, tre ditë pas ishte kapur, peshku kishte nisur të qelbej. Ndaj peshkatarët nuk patën zgjidhje tjetër përveçse t ‘ia hidhnin atë kafshëve të egra.

Teksa tregtia e këtij peshku është e ndaluar në Bashkimin Europian, në disa vende aziatike, si Japoni e Tajvani konsiderohet si tepër i shijshëm dhe madje përdoret edhe si përbërës në mjekësinë tradicionale.

Këta lloj peshqish, në moshë adulte peshojnë zakonisht nga 247 deri në 1000 kilogramë./tvklan.al