1 në pranga dhe 1 në kërkim
Një automjet i tipit “Lamborghini Huracán” me vlerë 250 mijë euro është konfiskuar në Tiranë, pasi ishte shpallur e vjedhur në Gjermani.
Lamborghini ishte futur në territorin shqiptar më 13 korrik, por 17 ditë më vonë u deklarua i vjedhur në Gjermani.
Në kuadër të operacionit “LUXURY CARS”, u bë arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit M.D., lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart të Gjermanisë, si i dyshuar për “Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’.
Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor). Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri./tvklan.al