Presidenti rus Vladimir Putin përjashton mundësinë e bisedimeve të paqes me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Për shkak të paligjshmërisë së tij, ai nuk është në kushte për të nënshkruar asgjë. Nëse ai këmbëngul për të marrë pjesë, do të dërgoj njerëz të tjerë”, tha Putin.
Putin ka pretenduar prej kohësh se qeveria në Kiev ishte instaluar nga Perëndimi. Shefi i Kremlinit tha se Zelenskyt i ka mbaruar mandati presidencial dhe po qëndron në këtë post pa bërë zgjedhje të reja.
Kushti i presidentit rus që negociatat të nisin është që të njihen përparimet në terren nga ushtria ruse në Ukrainë. Putin gjithashtu pretendoi se luftimet do të përfundonin brenda dy muajsh ose më pak nëse Perëndimi ndërpret mbështetjen e tij për Kievin.
Udhëheqësi ukrainas reagoi pas qëndrimit të liderit rus në rrjetet e tij sociale duke thënë se Putini kishte “frikë” nga negociatat dhe po bën gjithë gjithçka për të zgjatur konfliktin gati tre-vjeçar.
Klan News