Një 32-vjeçar u arrestua në Durrës për llogari të drejtësisë italiane. Erjon Meshi alias Arjon Mema kërkohej nga Interpoli i Romës për disa akuza.
“Gjykata e Trentos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në një njoftim të uniformave blu.
Policia njoftoi ndër të tjera se Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e 32-vjeçarit në Itali./tvklan.al