Aksioni i Korporatës Elektorenergjitike për prerjet e lidhjeve të paligjshme dhe penalizmin e debitorëve ka vijuar në qytetin e Vlorës. Drejtues të korporatës kanë pohuar se ndërprerja e energjisë do të aplikohet jo vetëm për konsumatorët e mëdhenj, por edhe për qytetarët e thjeshtë që janë prej vitesh debitor të KESH-it.
Ilirjan Shkëmbi: “Ne tashmë jemi futur në sezonin turistik, për të gjitha qytetet qoftë qyteti i Vlorës dhe për të gjithë qytet tjera që janë pjesë e bregdetit dhe pjesë e zonave turistike. Janë marrë të gjitha masat nga ana e aparaturës së sistemit shpërndarës për garantimin të furnizimit me energji elektrike të këtyre territoreve dhe të gjithë abonentëve konsumatorëve”.
Numri i konsumatorëve familjarë që nuk e paguajnë energjinë në qytetin e Vlorës, është disa herë më i lartë se ai i bizneseve, për këtë arsye specialist të KESH-it kanë kryer rreth 100 prerje./tvklan.al
Gazetare: Ornela Hila
Montazh: Vilma Halilaj