Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të nisë një fushatë sensibilizuese qëllimi i të cilës është të krijojë lidhje sa me direkte me konsumatorin. Një pyetësor për secilën familje dhe për çdo biznes do të vlerësojë punën e OSSH-së në çdo aspekt që ka të bëjë me konsumatorin, duke  nisur nga cilësia e furnizimit deri tek mënyra e faturimit.

Ilirjan Shkëmbi:Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, së shpejti do të bëjë prezent bashkë me faturën e energjisë elektrike të muajve pasardhës edhe një pyetësor i cili kërkohet të plotësohet nga abonentët me ato ankesa, vërejtje apo informacione që kërkon të përcjelli abonenti në drejtim të Kompanisë. Ky informacion është mjaft i vlefshëm dhe mjaft i rëndësishëm edhe për ne vetë për të vlerësuar punën e vet punonjësve dhe më tej për të marr masa për të organizuar punën në drejtim të përmirësimit të marrëdhënies me abonentin.”

3 muajt e pare te vitit 2009 janë ankuar për çështje të ndryshme rreth 9000 qytetarë, nga të cilët 10 % kanë të bëjnë me probleme faturimi./tvklan.al