Klubi futbolli Tirana i është bashkuar nismës së qytetarëve të Tiranës dhe komunitetit mysliman për të hartuar një peticion, i cili do t’i drejtohet vendeve myslimane për njohjen e shtetit të ri të Kosovës në rolin e një prej donatorëve të klubit, por edhe si biznesmen Refik Halili me disa futbollistë kanë nënshkruan peticionin.
Refik Halili: “Bashkë me një grup futbollistësh të cilët dëgjuan se është nisur kjo nismë nga disa qytetarë të Tiranës ku në bazë të ët dhënave flitet që është një numër mjaft i madh qytetarësh që kanë firmosur, vendosëm edh ene pa bërë shumë komente që t’i bëjmë thirrje vendeve Islamike për të njohur pavarësinë e Kosovës.”
Rreth një vit më parë më 17 shkurt të 2008 Kosova e shpalli veten shtet të pavarur duke u ndarë përfundimisht nga Serbia./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe