Shpeshherë, gjërat që na duken negative në fillim mund të rezultojnë dhe të zbulojnë gjëra të bukura. Kështu ndodhi edhe me rastin e moderatores së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Katerina Trungu e cila nisur nga disa komente negative, ndau një lajm të gëzuar.
“Kilogramët më të bukur në botë”, i quan ajo duke konfirmuar kështu se ndodhet në pritje të ëmbël.
Katerina Trungu: Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime. Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”. Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim./tvklan.al