U mbyll këtë të mërkurë në Bruksel takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s që u drejtua për herë të parë nga Sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.
Ministri Igli Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike si dhe ka bërë me dije angazhimin e qeverisë për ta çuar investimin në mbrojtje deri në 2030 në nivelin 3 % të PBB, ndërkohë që aktualisht investon 2.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë sektor.
Ministrat e vendeve aleate diskutuan dhe mbi qasjen strategjike të Aleancës ndaj Rusisë, masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për adresimin e kërcënimeve të gjithanshme të sigurisë, përfshirë këtu edhe kërcënimet hibride.
Tv Klan