Teksa administrata e Presidentit Donald Trump po bën një rishikim të shpenzimeve të saj, Shtëpia e Bardhë ndaloi grantet dhe huatë federale nga kjo e martë.
Ngrirja e financimit nga administrata Trump mund të ndikojë në sistemin e kujdesit shëndetësor, programet arsimore, ndihmën për strehimin dhe nisma të tjera. Edhe grantet që janë dhënë, por nuk janë shpenzuar supozohet të ndërpriten.
Matthew Vaeth, drejtor aktual i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, tha se përdorimi i burimeve federale për politika në kundërshtim me axhendën e presidentit është një humbje e dollarëve të taksapaguesve që nuk përmirëson jetën e përditshme tw amerikanëve.
Demokratët dhe organizatat e pavarura kritikuan administratën, duke i cilësuar veprimet e saj kapriçioze dhe të paligjshme, sepse Kongresi kishte autorizuar tashmë financimin.
Kjo lëvizje është shembulli më i fundit se si Trump po shfaq fuqinë e tij mbi sistemin federal për të çuar përpara qëllimet e administratës së re.
Klan News