Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në spitalin e Athinës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërhyrje ishte e domosdoshme pas hemorragjisë që pësoi në spitalin Evangelismos.

Janullatos është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Kryepeshkopi 95-vjeçar u shtrua fillimisht më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze. Më pas gjendja e tij u përkeqësua ndaj u vendos dërgimi i tij në Athinë.

Tv Klan