Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këshilli i ankesave pranë Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, ka botuar sot një buletin të parë, në të cilin do të publikohen rubrika problematike dhe përvoja të radiove dhe televizioneve. Buletini titullohet “Antena” dhe ka si qëllim të sensibilizojë opinionin, për përgjegjësitë e enteve radio televizive, publike dhe private ndaj normave morale dhe etike.   

Në numrin e parë të këtij buletini është prezantuar përmbajtja e institucionale e këshillit të ankesave, ligji që përcakton veprimtarinë e tij, si edhe diçka nga përvoja e huaj, si dhuna në ekran dhe seksi në ekran./tvklan.al