Ekspertët shprehen se koha e konsumimit të vakteve është shumë e rëndësishme, pasi ajo luan një rol të rëndësishëm në humbjen ose shtimin e peshës.

Nëse konsumoni një vakt me shumë kalori dhe nuk i digjni ato, në fund do të shihni veten duke shtuar peshë. Jo të gjitha ushqimet mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

Për të patur përfitimet maksimale dhe për të humbur peshë, tri vaktet kryesore të ditës kanë rëndësinë e tyre.

Mëngjesi

Mëngjesi konsiderohet të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës. Konsumimi i tij ndihmon në funksionimin e mirë të metabolizmit dhe siguron energjinë e nevojshme për të nisur ditën.

Ideale për mëngjes do të ishte të konsumoni një përzierje të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrës. Sipas ekspertëve duhet të ketë një hendek prej të paktën 12 orësh midis vaktit tuaj të fundit dhe kohës që hani mëngjesin. Për shembull, nëse hani darkën në 8:30, duhet të hani mëngjesin rreth orës 8:30.

Dreka

Koha e drekës ka ndikimin më të vogël në humbjen e peshës, pavarësisht se për shumë njerëz është vakti më i madh i ditës. Ideale do të ishte të konsumoni drekën rreth orës 13:00-14:00.

Darka

Ekspertët rekomandojnë që të hani darkë sa më shpejt të jetë e mundur. Konsiderohet ideale që darkën ta konsumoni 2-3 orë para se të flini gjumë. Nuk rekomandohet të hani darkë dhe më pas të shkoni direkt për të fjetur, pasi nuk do të mund të bëni një gjumë të qetë. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, hani darkën rreth orës 20:00. Kjo do t’iu ndihmojë të digjni disa kalori para se të flini dhe gjithashtu të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. /tvklan.al