Akademia e Arteve çeli stinën koncertore të vjeshtës 2009-2010 me një koncert instrumental Trio, ku luajtën bashkë pedagogë të fakultetit të Muzikës si pianistja Kristina Petrollari Laço, violonçelistja Dorina Laro dhe ish studenti nga Kosova Blerim Emerllahu.
Në këtë mbrëmje që pasuroi jo vetëm jetën koncertore të fakultetit, por edhe si një shtysë nxitëse për pjesëmarrjen e studentëve në këto evenimente të Akademisë, u luajtën veprat më të spikatura për formacionin trio piano-violinçel-klarinetë.
Repertori i veçantë i ndërthurur midis stilit klasik të Bethoven, dhe veprave romantike të Bruk dhe Glinka shënuan koncertin e dytë të kësaj trioje pas atij të mbajtur për publikun e Prishtinës dhe që do të ndiqet nga një tjetër për publikun e Shkupit.
Artdashësit e përhershëm të muzikës klasike e kanë pritur me duartrokitje ekzekutimin plot finesë të artistëve instrumentistë./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani