Christina Aguilera dhe Los Tigres Del Norte ndezën Las Vegasit në koncertin përmbyllës në nder të Zëvendës Presidentes dhe kandidates demokrate për shtëpinë e bardhë, Kamala Harris.

Aktiviteti me sloganin “Kur votojmë ne fitojmë” ishte pjesë e një serie koncertesh kombëtare në të gjitha shtetet e fushëbetejës, që shërbejnë për të mobilizuar zgjedhësit.

Drejtuesja e koncertit në Silver State ishte fituesja e çmimit Grammy, Christina Aguilera. Të pranishmit shijuan performancën e këngëtares teksa në pankartat e tyre në duar  lexohej  “SHBA” dhe “Liri” ndërsa këngëtarja i bëri thirrje audiencës të votonte. 

Për të sensibilizuar popullsinë latine performoi grupi i njohur meksikan Los Tigres Del Norte. Në skenë u ngjit dhe grupi i njohur Norteña, i cili elektrizoi skenën.  

Klan News