Vetëm disa muaj pas ekzekutimit të Fatmir Ramës i njohur me emrin Miri i Xhikes ka nisur një konflikt i ashpër mes familjarëve të tij për pronat. Pikërisht në vendin ku është egzekutuar, te Katodromi në afërsi të Tiranës, sot kanë zbarkuar sërisht forca policiore me përmbaruesit që duhet të egzekutojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pornës. Kjo e fundit duhet ti jepet Endit 3 vjeçar, djalit të Fatmir Ramës, pretendon nëna e tij Manjola e cila nuk ka preferuar të shfaqet vetë përpara kamerave. Ajo ka sjellë djalin e saj dhe sëbashku me avokaten Arta Dano kanë hyrë brënda katodromit aty ku shpesh është debatuar ashpër për pronësinë e tij. Avokatja Dano pretendon se klientja e saj është kërcënuar nga vëllezërit e Fatmir Ramës.

Arta Dano: “Mua tani më ka thirrur një nga vëllezërit e Mirit të Xhikes i cili quhet Besnik Rama dhe më ka thënë, e nderuar avokate ne do ta trregojmë veten se jemi vëllezërit e Mirit të Xhikes, Endi ka dy xhaxhallarë dhe 5 kushërinj, ose 4 kushërinj dhe do ta provojmë, por pas 2 muajsh me kanë thënë, nga shteti nuk kemi frikë pasi pronat i kemi në emrin tonë. Miri ka pasur problem të sigurisë personale dhe ato pasuri ja ka besuar vëllezërve të tij”.

Krejt ndryshe e përshkruan situatën avokati i dy vëllezërve Rama, ai shpjegojë se nuk ka asnjë vendim gjykate për bllokimin e aktivitetit që kryehet në katodrom, përveç sekuestrimit të sendeve të luajtshme brënda tij.

“Objekti ku ndodhemi ne sot nuk ka lidhje me Fatmir Ramën, siç ju a deklarojë dhe tani kemi çertifikatat e pronësisë të cilat janë në emër të Luan dhe Besink Ramës. Këto janë vërtetimet e pronësisë në truallin në të cilin është ndërtuar katodromi. Trruall i cili është blerë në vitin 2000-2001”.

I pranishëm gjatë sekuestrimit ka qënë edhe Drejtori i Përmbarimit Gjyqësor për Tiranën Detar Hysi i cili tha se ka zbatuar thjeshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, egzekutimi i të cilit ka lënë të pakënaqur nënën e Endit. Asnjë nga pasuritë e Fatmir Ramës nuk figuron në emër të tij, por të vëllezërve, prindërve dhe të afërmve. Sipas përmbaruesve, nëna e Endit e cila nuk ka pasur asnjëherë lidhje martesore me Fatmir Ramën, ka bërë padi që djali i saj të trrashëgojë të gjitha pasuritë në Tiranë dhe Durrës pavarsisht se në emrin e tij nuk figuron asnjë pronë./tvklan.al