Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Presidenti i vrarë i Republikës demokratike të Kongos, Lorent Kabila është varrosur sot në ndërtesën e parlamentit të kohës kur Kongo ishte koloni belge. Funerali i Kabilës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Ushtarët e armatosur rëndë, ishin vendosur përreth pallatit të popullit në kryeqytetin Kinsasha.
Funerali u drejtua nga djali i Kabilës, Josefi. Udhëheqësit perëndimor, të cilët mikpritën ardhjen e Kabilës në pushtet, sot nuk u ndien për shkak të zhgënjimit nga Kabila, i cili dështoi të ndalojë luftën, të vendosë demokracinë dhe të ndal abuzimet me të drejtat e njeriut. Ndërkohë njoftohet se djali i Kabilës, Josefi, do të bëjë betimin menjëherë, si presidenti i ri i Kongos./tvklan.al