Deklaratat e Richard Grenell duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti kanë trazuar zgjedhjet në Kosovë. Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” ia kishte dedikuar puntatën e sotme kësaj teme.

Ndër të ftuarit ishte edhe analisti Baton Haxhiu, i cili mendon se me këtë deklaratë të Grenellit, Kurti e ka ngritur qëllimisht si një polemikë kundër tij për të treguar një fuqi të vet që përballet me SHBA-në. Por të njëjtën fuqi e sheh si dobësinë edhe më të madhe të Kurtit.

“Grenell habitshëm ka dhënë deklarata këto ditë, për arsye se e di shumë mirë që te një elektoral të ai 50% nuk është shumë i mirëpritur. Ai e di fort mirë. E di realitetin në Kosovë. Kurti qëllimisht e ka ngritur këtë polemikë kundër tij që ta tregojë njëfarë fuqie të vet [që përballet edhe me Amerikën]. Por realisht kjo fuqi e tij është dhe dobësia e tij më e madhe. Për arsye se pas disa ditësh do ballafaqohet me një të vërtetë. Edhe ai është ai emër, Richard Grenell. Ai është numrat”, tha Haxhiu.

Sipas analistit, deklaratat e Grenell nuk ndikojnë mbi rezultatin, por ai ka vendosur një kriter. Dhe ky kriter, sipas tij e madje edhe gazetarit Armand Shkullaku, ka të bëjë me faktin që më pas duke ditur qëndrimin amerikan asnjë parti nga opozita nuk bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.  

Baton Haxhiu: Nuk ndikon, por e ndikon marrjen e pushtetit të tjerëve. Nuk ndikon Grenell që ta vendosë që Kurti të marrë 1 apo 3% më pak. Grenell ka vendos një kriter.

Armand Shkullaku: Vendos që nëse opozita do të kishte ndonjë opsion për të bërë PDK-ja po themi koalicion me LVV, duke ditur qëndrimin amerikan nuk shkon asnjë njeri me Kurtin./tvklan.al