Disa shenja zodiaku mund të përballen me një ndarje këtë vit. Për këtë, mund të ‘fajësojnë’ Saturnin, planetin e karmës, kufizimit dhe strukturës.

Kur Saturni formon katërkëndësh ose ndodhet përballë planetëve si Afërdita apo Marsi, sjell një periudhë me sprova dhe ristrukturim të një marrëdhënies. Shenjat mund të kuptojnë se një flirt, lidhje apo njohje që e vazhdojnë prej disa muajsh nuk ia vlen më.

Urani është një tjetër planet që ndikon te lidhjet pasi ‘shkund’ dhe largon shenjat nga gjendja ekzistuese. Ndikimi i tij sjell një dëshirë për liri, pavarësi, autenticitet dhe kjo sjell ndarje ose ndryshime rrënjësore në një marrëdhënie.

Plutoni, planeti i vogël që simbolizon shndërrimin, pushtetin dhe rigjenerimin mund të hedhë dritë në probleme të fshehura që do t’i bëjë shenjat të kërkojnë ndarjen nga partneri. Falë këtyre lëvizjeve planetare, tre prej shenjave do të jenë më ‘të rrezikuarat’ për të pasur një ndarje.

Luani

Gjatë 2024-ës, Urani do të jetë në shenjën e Demit dhe krijon një katërkëndësh me Luanin. Në astrologji kjo konsiderohet një lëvizje pak e vështirë. Në këtë rast mund të nënkuptojë që partneri nuk ju përmbush. Ndikimi i Uranit mund të përplaset me dëshirën e Luanit për afirmim, besnikëri dhe qëndrueshmëri në marrëdhënie.

Nëse më parë partneri tregohej më i dashur dhe krejt papritur tregohet i ftohtë, do të ndieni se duhet të ndaheni. Për t’i mbijetuar kësaj sfide, duhet të ruani individualizmin tuaj. Marrëdhënia do të jetë më e shëndetshme nëse tregoheni të hapur dhe të sinqertë për atë që keni nevojë, por në të kundërt përgatituni që të jeni beqarë, të argëtoheni dhe të bëni çfarë keni dëshirë.

Akrepi

Akrepi mund të përjetojë ndryshime të forta në marrëdhënie gjatë 2024-ës sepse Saturni dhe Plutoni në Ujor formojnë katërkëndësh me Akrepin dhe aspekte të tjera astrologjike. Këto kalime mund të sjellin probleme me pushtetin, transformim emocional ose nevojën për t’u përballur me çështje të mëdha në një marrëdhënie.

Si shenjë uji, Akrepi priret të mendojë më tepër sesa duhet për dashurinë por ndoshta kësaj here mund t’ia vlejë. ‘Zhytja’ në emocionet tuaja mund të sjellë zbulime por edhe ndarje sepse do të jeni në kërkim të autenticitetit dhe shndërrimit. Nëse partneri juaj, edhe pse mund të keni kohë së bashku, duket se nuk është i duhuri për ju, është momenti të ndaheni që të filloni nga e para, pa menduar për një vit të humbur.

Peshqit

Një lidhje mes Saturnit dhe Plutonit në prapavijë më 6 maj do të sjellë dallgë në marrëdhëniet e Peshqve. Kjo do të zgjasë deri më 24 maj ku do të duket se gjërat janë rregulluar, por me prapavijën e Saturnit në Peshk më 29 qershor, do të përballen me një stuhi të re. Duke qenë se Plutoni është planeti i metamorfozës dhe Saturni i karmës, krejt papritur do të mendoni se partneri është njeriu më acarues që njihni edhe nëse gjërat kanë shkuar mirë mes jush. Problemi është që edhe ata mund të kenë të njëjtin mendim për ju.

Kur udhëheqësi i shenjës, Neptuni të kthehet në prapavijë më 2 korrik, Peshqit do të marrin një vendim final. Kjo lëvizje planetare do t’i frymëzojë që të shpërthejnë ndaj partnerit dhe të vendosin për të vazhduar në rrugë të ndara./tvklan.al