Lëvizjet migratore brenda vendit, emigracioni por edhe ulja e lindshmërisë ka ulur numrin e nxënësve të arsimit parauniversitar në Qarkun e Korçës.
Këtë vit shkollor, në klasat e para janë rregjistruar 300 nxënës më pak se viti i kaluar, ndërsa në klasën e 10 janë 502 nxënës më pak se një vit më parë.
Ulja e numrit të nxënësve ka mbyllur 6 shkolla në juglindje. Në Kolonjë sot nuk do hapë dyert një shkollë fillore, po ashtu një shkollë fillore në Devoll dhe 4 shkolla në fshatra të thellë të bashkisë së Maliqit.
Numri i pamjaftueshëm i nxënësve ka mbyllur edhe 18 klasa të arsimit parauniversitar në bashkitë e Maliqit dhe Korçës.
Klan News