Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç nuk do të lejohet të hyjë të dielën në territorin e Kosovës. Ministria e Jashtme e Kosovës refuzoi kërkesën e tij për të vizituar veriun e vendit.
Sipas zëdhënësve të Ministrisë së Jashtme, kërkesa e paraqitur nga Gjuriç nuk ishte në përpudhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit.
Kërkesa iu dorëzua autoriteteve kosovare të shtunën, por sipas marrëveshjes ajo përpunohet prej tyre vetëm gjatë ditëve të punës.
Gjuriç kishte kërkuar të vizitonte komunat e veriut me rastin e zgjedhjeve lokale të organizuara nga serbët.
Vitin e kaluar, Policia e Kosovës e arrestoi Gjuriçin në Mitrovicën e Veriut pasi hyri pa leje në territorin e Kosovës.
Tv Klan