Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Siç raporton Klankosova, një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.
Shtetasja me inicialet N.M pasi kreu krimin, u vetëdorëzua në polici.
Edhe pse rrethanat mbeten ende mister, dyshohet se shkak janë bërë problemet familjare. Mësohet se autorja dhe viktima jetonin në të njëjtën shtëpi, por me hyrje të ndryshme.
Banorët e lagjes janë shprehur të tronditur me rastin, ndërsa kanë rrëfyer për mediat se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë.
/tvklan.al