Kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj qeverisë së Kosovës konsiderohen të padrejta nga partia në pushtet.
Deklarata e ambasadorit amerikan Jef Hovenier, që citonte gjyshin e tij “të mos urinonte në dyert e klubit që dëshiron t’i bashkohet”, është shqetësuese sipas Vetëvendosjes.
“Qasja e tillë ndaj Kosovës është e padrejtë sepse ne tashmë jemi rendit, politika e jashtme është në vijë të njëjtë me politikën e jashtme të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe”.
Por për partitë e opozitës kjo sjellje e partisë që qeveris vendin me aleatët është e papranueshme.
“Në vend që ne të ulemi dhe të dakordohemi me ta për heqjen e masave nga BE-ja, ne marrim kërcënime të tjera. Veç lider nuk është, sepse lideri duhet të përafrohet, të koordinohet edhe me aleatët por edhe me partitë opozitare”, tha deputetja e PDK, Rrezarta Krasniqi.
“Nuk habitem që kjo qeveri i ka të gjitha tiparet e një lideri komunist dhe prandaj mendon që është vetëfuqia, vetë bota dhe në këtë drejtim kokëfortësia e tij na ka larguar mjaft nga faktori ndërkombëtarë e sidomos i ka pru edhe sanksionet që po i pësojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh deputeti i AKK, Pal Lekaj.
Partitë e opozitës kërkojnë nga qeveria të ndryshojë kursin me aleatët pasi pasojat po i vuan vendi.
Tv Klan