KQZ ka bërë një njoftim për bashkitë në vend që të adresojnë problematikat që kanë dalë si pasojë e monitorimit në terren.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se KQZ ka konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki; ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara dhe informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Sipas tij, procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 Marsi.

“Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive: Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore”, njoftoi Celibashi./tvklan.al