Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë turit të tij paraelektoral është takuar me gra dhe vajza të njësisë numër 5 në kryeqytet.
Duke u ndalur tek programi elektoral i LSI-së, Meta i garantoi banorët e kësaj minibashkie, se projekti i partisë që ai drejton favorizon në radhë të parë gratë dhe vajzat në vend.
Ilir Meta: “Ky është një program që favorizon në radhë të parë gratë dhe vajzat, sidomos do thosha në drejtim të gjithë atyre favorizimeve dhe fiskaleve e lehtësirave që krijohen. Praktikisht ne po udhëheqim fushatën me mendime me ide si përsa i takon bujqësisë, si përsa i takon punësimit. Ne thamë 100 mijë vende punë sepse edhe e kemi shumë të qartë se si do të hapen këto 100 mijë vende pune.”
Ringritja e industrisë argopërpunuese mbetet një nder prioritet e LSI-së. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partie Ilir Meta gjatë vizitës së tij në një prej fabrikave të qumështit në Tiranë.
Sipas Metës LSI pas ardhjes në pushtet synon që të krijojë një fond të investimeve në industrinë agropërpunuese, me qëllim ka vijuar ai zgjerimin e kapacitet prodhuese në këtë sektor kyç të ekonomisë./tvklan.al