Kryeministri Edi Rama ka biseduar për 45 minuta në selinë e Partisë Socialiste me përfaqësues të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet.
Pas përfundimit të takimit, duke folur për gazetarët kreu i misionit të OSBE-ODIHR Peter Taylor ka bërë të ditur se me Kryeministrin bisedoi mbi procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Taylor tha gjithashtu se me Ramën foli edhe për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, qeveria dhe opozita do të angazhohen për të realizuar reformën zgjedhore.
/tvklan.al