Vota e emigrantëve është një çështje shumë e rëndësishme, kështu ka deklaruar kryetari i partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me mediat. Sipas Ramës, qeveria e re që do të vijë pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të zgjidhë përfundimisht çështjen e votës se emigrantëve. Gjatë fjalës së tij Rama ka theksuar, se në procesin më të afërt zgjedhor të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës.

Edi Rama: “Ne nuk mund të jemi ndryshe nga vendet e tjera dhe duhet me patjetër që në zgjedhje qysh herën tjetër shqiptarët dhe shqiptaret në emigracion të jenë me të drejtë të barabartë. Ky është një projekt të cilin ne do ta çojmë përpara dhe do ta kthejmë në një realitet të ri politik dhe juridik në mandatin tonë qeverisës.”

Në fund të fjalës së tij kryesocialisti Edi Rama i ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votime./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi