Goli i shënuar në fitoren ndaj Gjeorgjisë nuk po jep frytet e duhura te Kristjan Asllani. Mesfushori mbetet në infermieri që prej sfidave të Tetorit, duke humbur takime me Interin
Zikaltërit nuk u bazuan tek cilësitë e 23-vjeçarit në fitoren ndaj Romës, teksa mendohet se rikthimi në fushë do të bëhet në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Juventusit.
Asllani ka shfaqur probleme të vogla fizike, por duket parë infermierinë e ngarkuar dhe kalendarin e ngjeshur tekniku Simone Inzaghi nuk ka preferuar të rrezikojë. Shqiptari duket se ka edhe fatin në krahun e vet, pasi mesfusha e Interit po kalon një moment tepër negativ në këtë pikë të sezonit.
Çahanollu gjendën në infermieri, ndërsa dueli për fanellën e titullarit do të bëhet me polakun Zjelinski. Këtë sezon, Asllani ka luajtur në 6 takime në të gjithë kompeticionet, kryesisht si zëvendësues.
Klan News