Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të Tel Avivit në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qytetin e Beit Lahiya në veri të Gazës ka shkuar në 87.

Ushtria izraelite thotë shifrat e dhëna nga zyra e mediave të Hamasit janë të ekzagjeruara. Ushtria në Tel Aviv thotë se shifrat nuk përputhen me informacionin që ata disponojnë ndërsa theksojnë se objektiv i sulmit ishte një objektiv i Hamasit.

Ekipet e kërkim –shpëtimit po vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja. Megjithatë operacionet e shpëtimit po pengohen nga ndërprerja e shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit për të dytën ditë rradhazi.

Banorët dhe mjekët thonë se forcat izraelite kanë forcuar rrethimin e tyre në Xhabalia, më i madhi nga tetë kampet historike të enklavës. Janë dërguar tanke në qytetet e afërta Beit Hanoun dhe Beit Lahiya dhe janë lëshuar urdhra evakuimi për banorët.

Sipas zyrtarëve izraelite urdhrat e evakuimit kanë për qëllim ndarjen e luftëtarëve të Hamasit nga civilët dhe mohuan se kanë plan për të pastruar Xhabalian ose zona të tjera të veriut të Gazës nga civilët.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të paktën dy sulme ajrore izraelite goditën kryeqytetin e Libanit Bejrut dhe ka vazhduar të godasë objektiva në zona të tjera të vendit, veçanërisht në jug dhe në luginën Bekaa.

Deri më tani, tre njoftime evakuimi janë lëshuar për ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit nga ushtria izraelite njëri pas tjetrit. Këto valë të reja sulmesh janë një kundërpërgjigje ndaj një droni që fluturoi nga Libani brenda Izraelit drejt shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Klan News