Shtimi i hapësirave të gjelbërta në kryeqytet vazhdon të mbetet një nga prioritet e bashkisë së Tiranës, e cila ka zgjedhur rrugën e Barrikadave për mbjelljen e 150 pemëve dekorative të tipit gështenjë.
Gjatë mbjelljes së pemëve kryebashkiaku Edi Rama u kërkoi që të gjithë t’i bashkohen nismës “një qytetar, një pemë”.
Edi Rama: “Të gjithë sipërmarrësit e kryeqytetit që t’i bashkohen nismës së bashkisë “një qytetar, një pemë” duke kontribuar për të mbjellë pemë në funksion të pjesëmarrjes së qytetarëve të përfshirë në sipërmarrjet e tyre dhe nga ana tjetër edhe të gjitha komuniteteve për të marrë pjesë në këtë proces i cili është themeli i një të ardhmeje të gjelbër”.
Që nga fillimi i muajit Dhjetor bashkia ka mbjellë rreth 850 pemë dekorative të llojeve të ndryshme në disa nga rrugët e kryeqytetit, ndërsa pritet që deri në përfundim të këtij viti të mbillen në akset kryesore të Tiranës rreth 2100 pemë dekorative, si rrap, manjolë, gështenjë, bli dhe dafinë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami