Lajme Arkiva 2004

Këtë  herë aksioni i ndërmarrë nga disa të rinj studentë për pastrimin e lagjeve të Tiranës ka vazhduar në një bllok pallatesh në rrugën “Budi”.

Nisma e ndërmarrë është përkrahur fuqimisht edhe nga Bashkia e Tiranës dhe kështu çdo e shtunë po kthehet në një ditë ku të gjithë duhet të kontribuojmë për pastrimin e territorit ku jetojmë.

Po ashtu Bashkia e Tiranës po shemb çdo objekt të ndërtuar në hapësirat përreth pallateve duke zënë sipërfaqet publike, të cilat janë pronë e komuniteti të banorëve.

Edi Rama: Ne do të bëjmë paralelisht si bashki punën tonë për të çliruar të gjitha komunitete dhe blloqe banimi, nga uzurpimi i hapësirës publike, prej gardheve dhe pengesave të ndryshme të cilat duke filluar nga data 1 maj do të gjobiten për zënie të hapësirës publike.

Kështu me dhjetëra e qindra objekte të ngritura gjatë viteve të tranzicionit do të zhduken dukë e lënë të lira sipërfaqet që tashmë do të ndërrojnë destinacion, nga parkime për makinat në sheshe të sistemuara apo të gjelbëruara./tvklan.al