Qeveria ka gati draftin e paketës së ndryshimeve në Kodin Penal. Këto amendime parashikojnë ashpërsime të dënimeve për një sërë kategorish të veprave penale që nisin nga dhuna ndaj të zgjedhurve e deri tek ajo ndaj kafshëve.
Një nga nenet që do të preken në Kodin Penal është dhe ai për abuzimet me sigurinë ushqimore që Kryeministri zbulon se propozohet që dënimi të shkojë deri në 10 vjet.
Ashpërsim të dënimit do të ketë dhe për personat të cilët bllokojnë akset e qarkullimit rrugor.
Dekriminalizimi për mjekimin e pakujdesshëm por dhe ashpërsim të rasteve kur ka neglizhencën ndaj pacientëve nga mjekët si dhe për dhe dhunën ndaj këtyre të fundit, janë parashikuar në paketën e ndryshimeve.
Dhuna në aktivitete sportive, mbrojtja e të drejtës së autorit, organizimi i lojërave të paligjshme të fatit, krimet mjedisore, armëmbajtja pa leje si dhe krime që kanë të bëjnë me dëmtimin e zonave të mbrojtura, florën e faunën janë të gjitha vepra që do të njohin ashpërsim në Kodin Penal pasi drafti i qeverisë t’i nënshtrohet diskutimeve publike dhe në komisionet parlamentare.
Tv Klan
***
–
Duke flluar nga siguria ushqimore, e vërteta është se kemi bërë jo pak progres në drejtim të sigurisë ushqimore. Forcat e së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e të gjithë atyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë ushqim, duhet t’u rezervojmë ndëshkimin më të rëndë të heqjes së lirisë individuale. Importi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim e ushqimeve, pijeve, barnave si dhe futja në prodhim e kimikateve, do të dënohet me burg. Sasinë e dënimit për të cilën nuk jam dakord se më duket shumë e vogël, le ta diskutojë komisioni. Por ama kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë, burgimi do të jetë deri në 10 vjet. E njëjta gjë edhe për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit të tyre. Është një problem i madh. Nuk ja ka borxh asnjë familje kësaj qeverie, kësaj shumice dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë asnjë zgjidhje sistemi i punës që është ndërtuar gjithë këto vite duke i gjëmuar nga mbrapa tek për tek”,
tha Kryeministri Rama.
-Nga ana tjetër, domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve dhe funksionarëve, që nga salla e Parlamentit deri në cdo metër katrorë të Shqipërisë, dhunën ndaj punonjësve të policisë që nga kundërshtimi me forcë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu, dhuna ndaj bluzave të bardha, dhuna në aktivitete sportive do të adresohet pa asnjë ekuivok në paketën e re të ndryshimeve ligjore të Kodit Penal”.
-Nevoja për ndryshime në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtës së autorit vjen si pasojë e një reflektimi të domosdoshëm.
-Kemi ndaluar me ligj lojërat e fatit. Por ne kemi nevojë të ndërhyjmë për të ndëshkuar me ligj si vepër penale veprimtarinë e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, që të ndalojmë reagimin apo disponimin për të zhvilluar në ilegalitet lojëra fati.
-Në lidhje me rendin dhe qetësinë publike ka nevojë për qetësi publike se ankesat e qytetarëve janë bërë më shumë se çerekshekullore lidhur me mosrespektimin e legjislacionit për zhurmat, rrëmujërat.
-Paketa e re sjell një ashpërsim të dënimeve për mbajtjen e armëve. Armët shpërthyese, lëndët plasëse pa leje të organeve kompetente.
-Nuk mundet që ne ta pranojmë si normalitet sportiv bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Nuk e pranon askush, s’ka pse e pranon Shqipëria.
-Kemi bërë disa ndryshime për mbrojtjen e mjedisit. Legjislacioni nuk ka përfunduar duke u kornizuar në Kodin Penal. Dhe prandaj paketa e re përcakton veprat penale të kryera nga persona fizikë dhe juridikë me dashje apo nga pakujdesia, dhe për një sërë aspektesh të gjithë kuadrit të jetës dhe të mbrojtjes së mjedisit. Mjedisi nuk mund të mbrohet vetëm nga një legjislacion administrativ, prandaj duhet të plotësohet dhe me veprat penale. Është punuar intensivisht nga grupi i përbërë prej drejtuesve të komisioneve përkatëse, ministrave, ekspertëve, por paketa është e hapur për përmirësime jo për lehtësime.
-Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit nuk mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të penalizuar autorët. Ama nga ana tjetër paketa adreson edhe kërkesën për dekriminalizim të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojat.
-Ata që shfrytëzojnë veprat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme, duhet të dënohen me burg”.