Tirana kremton 80-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore. Në ceremoninë e nderimit për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për liri, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ditë është jo vetëm një ngjarje historike, por edhe një udhërrëfyes i vlerave si sakrifica, bashkimi dhe guximi.

“Gëzuar 17 Nëntorin në një Tiranë plot me diell. Sot në Tiranë nuk harrojmë, kujtojmë paraardhësit tanë, përulemi me mirënjohje…”

Nga Ushtari i Panjohur, Veliaj theksoi se ruajtja e së kaluarës është edhe një akt përgjegjësie për të ardhmen.

“Ne duhet të ngrihemi mbi egoizmin mbi ndarjet dhe përçarjet për të krijuar një shoqëri më të drejtë. Historia na mëson se çdo çlirim kërkon sakrifica. Ndonëse kjo e jona nuk ka predha dhe murtaja kërkon të njëjtën forcë dhe idealizëm. 80 vite më pas falë sakrificës së tyre Tirana dhe Shqipëria janë sot më të forta së kurrë”

E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Shqipëria Europiane është padyshim pjesë e ketij testamenti historik…”

Kryeqytetit iu deshën 19 ditë radhazi luftime për t’u çliruar nga ushtria gjermane.

Tv Klan