Në mjediset e Muzeut Kombëtar në konferencën “Triumfi i lirisë”, dita kur ranë mitet e diktaturës, kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli ka thënë në fjalën e saj se 20 shkurt është një ditë që do të mbetet mbi historinë.

Jozefina Topalli: “Kemi kaluar në parlament përpara një viti një ligj, është një ligj i mirë, i cili do fillojë të aplikohet në ditët e ardhshme ne ju kemi një borxh të cilin do ua kthejmë atyre që pa vendime të gjykatave janë pushkatuar, janë shtuar dhe ne nuk i dimë varret.”

Në këtë ditë të shënuar të demokracisë kryeparlamentarja Topalli ka sjellë në vëmendje arritjen e anëtarësimit në NATO. Në këtë konferencë u vlerësua angazhimi i kryetares së Kuvendit në dënimin e krimeve të komunizmit, promovimin në opinionin kombëtar e ndërkombëtar të rezistencës heroike e antikomuniste në Shqipëri dhe në mbrojtje të të drejtave të të presekutuarve./tvklan.al