Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale në Vicenza, të përbërë nga shqiptarë, italianë e shtetas të huaj. Organizata përbëhej nga 10 persona dhe merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës. Pjesë e grupit kriminal janë edhe sipërmarrës të ndryshëm, duke përfshirë pronarin e një pike shitje të automjeteve.

Hetimet kanë filluar dy vite më parë për këtë organizatë kriminale dhe aksioni u kodua “Operacioni Kukulla”. Sipas mediave italiane, operacioni u kodua në këtë mënyrë pasi anëtarët e bandës kriminale flisnin në telefon me emra kukullash për të mos u identifikuar nga policia.

Mes të arrestuarve, 3 janë shqiptarë. Ata janë Ahmet Balla, Sabrino Kërtusha dhe Mario Kërtusha. Ndërsa italianët e arrestuar janë Fabio Di Maggio, Dario Gagliardi, Salvatore Santonastasio, Nada Blagojevic, Gaia Vergani, Halidou Bandaogo, Massimo Taverni.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”384″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Hetimet nisën pasi një biznesmen nga Vicenza ishte dhunuar dhe kërcënuar për mospagimin e një borxhi. Për këtë ngjarje, ai kishte njoftuar policinë. Llogaritet se fitimet e kësaj organizate kriminale nga trafiku i kokainës dhe marijuanës janë tepër të mëdha. Informacione të tjera rreth aktivitetit kriminal të të arrestuarve pritet të bëhen publike nga policia italiane./tvklan.al