Si pasojë e shtimit të rasteve me Covid-19, qeveria vendosi disa masa të reja për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Qeveria vendosi të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme, si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.
Në rast shkelje të këtij vendimi, bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit.
Por një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga ana e artistëve, të cilët kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale postimin nën thirrjen “Kundër aktit normativ”.
Disa figura publike që kanë shpërndarë postimin në Instagram janë Capital T, Gjiko, Dj Sardi, Olti Curri, Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa, Aurela Gaçe.
Në postimin e tyre shkruhej: Muzika nuk vret. Mos ma mbyll muzikën./tvklan.al