Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi rritje ndaj monedhës së përbashkët euro pas sinjaleve që dha dje rezerva federale amerikane, për një rritje të mundshme të normave të interesit për dollarin. Rezerva Federale Amerikane në mbledhje e saj të radhës, la të pandryshuara normat e interesit për dollarin, por në mënyrë të papritur la të kuptohej në deklaratën që pasojë vendimin se po përgatiste tregjet financiare për një rritje të normave të interesit.

Monedha amerikane reagoi menjëherë pas deklaratës, duke shënuar një rritje prej gati 1 cent, ndaj monedhës së përbashkët euro. Një rritje e mundshme e normave të interesit për dollarin, do të ngushtonte hendekun midis normave të interesit të dollarit dhe monedhave të tjera kryesore që aktualisht ofrojnë kthyeshmëri më të larët në treg se monedha amerikane.

Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, dollari amerikan ka fituar pikë sot ndaj monedhës tonë kombëtare, ndërkohë që leku është vlerësuar lehtësisht ndaj monedhës së përbashkët euro./tvklan.al