Prek Tonaj, 47-vjeç, ndodhej i ulur në këtë lokal në fshatin Grudë e Re të Shkodrës kur u ekzekutua me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15 të kësaj të diele, në rrethana ende të paqarta. Në një njoftim paraprak për mediat, policia tha se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime për Klan News thonë se Tonaj ishte punonjës i Ujësjelljës-Kanalizimeve në Shkodër.
Dyshimet e para janë se pas motiveve fshihet hakmarrja. Kjo pasi në 26 gusht 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.
Gazetarja Emi Kalaja thotë se Tonajt, vite më parë i kanë vrarë dy vëllezër. Në 2011-n kur u arrestua nga policia ishte bashkë me të atin dhe dyshohet se do të hakmerreshin për familjarët e tyre.
Megjithatë duhet theksuar se këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë që do të saktësojnë shkaqet e kësaj vrasjeje.
Policia e Shkodrës tha se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve./tvklan.al