Lajmi i shtatzënisë së Kylie Jenner bëri një bujë mjaft të madhe para pak mujash, ndërsa tanimë fansat po aludojnë për ardhjen në jetë të fëmijës. Këto dyshime kanë ardhur nga një foto e fundit e Travis Barker e publikuar në rrjetet sociale.
Sjellim në vëmendje se fillimisht u dyshua se Kylie Jenner ka lindur pasi e motra e saj, Khloe Kardashain postoi një foto të Storm-it veshur me maskë në një mbledhje Krishtlindjesh, ku u dyshua se “kunati” i Kylie-t mund të ketë bërë publike një tjetër të dhënë se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi.
Teksa po shihte klasikun e Krishtlindjeve “How the Grinch Stole Christmas”, në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një tenxhere me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji. Po diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e fansave: Një shishe bebeje e mbushur gjysmë ishte lënë në tavolinën e kafesë duke nxjerrë spekulime se shishja i përkiste të porsalindurit të Kylie./tvklan.al