I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po vijon vizitën e tij në Prishtinë. Sot Lajçak ka zhvilluar disa takime me krerët e shtetit dhe ka thënë se do të jetë në Kosovë dhe nesër.

Ai nuk ka pranuar që të flasë për mediat, por ka shtuar se takimet do të vijonë dhe nesër e në përfundim të tyre do të zhvillojë një konferencë për mediat.

Rrëfehem nesër para gazetarëve”, ka deklaruar shkurtimisht Lajçak, pas takimit që pati në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

I dërguari i BE u takua edhe me presidentin Hashim Thaçi, ndërsa dje bisedoi me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani./tvklan.al