Tek mijëra fytyra, tek mijëra njerëz që vendosin pultin e televizorit në Klan në minutat e para të maratonës “Njerëz të humbur” hasen melodi lumturie, me përqafime e përlotje për 24-vjeçaren, Ensuela Breganaku.
Aida Shtino: “Mirëmbrëma Ensuela! Isa, a të ka marrë malli për vajzën? Për ty ka ardhur babai, gjyshi jot. Nuk dua të mërzitesh, Ensuela, apo jo? Ka ardhur motra jote, Ledia”.
Kilometra vitesh të copëtuara në disa letra pa adresë marrin përmbajtje dhe rezultat duke bashkuar kështu familjen De La Rosa, të vendosur që prej vitit 1944 në shtetin italian për të emigruar më pas në Lima të Perusë.
“Ju jeni pjesa jonë dhe ne ju duam shumë. Emocionet që ndjejmë…”.
“Edhe ai ju do shumë. Jemi shumë të lumtur, thotë, që ju shohim më në fund.”
“Emocionet që ndjejmë janë të papërshkrueshme. Jeni ajo pjesë që na keni munguar shumë. Ne jemi familja juaj dhe ju jeni tanët”.
E sërish shpresat zgjohen edhe për të tjerë të zhdukur si Anton Bregu, Fredi Shqau, Juliana Hoxha dhe Samuel Subashi.
Aida Shtino: “Një lajm shumë i mirë sonte për Antonin”.
“…ishalla me të mira gjithmonë, me lajme të mira”.
Aida Shtino: “Ndërkohë që mësohet se dhe për Fredin janë duke bërë verifikimet në Londër. Është ngritur gjithë lobi i shqiptarëve të Londrës, sepse ne na kanë ndihmuar jashtë mase. Unë këtu dua t’iu them të gjithë teleshikuesve të emisionit tonë se ndoshta shumë shpejt do të kemi diçka konkrete, të rëndësishme për Altin Zekën. Ne jua kemi dhënë fjalën dhe do ta çojmë jo vetëm historinë e Altinit, por çdo histori që është publikuar në studion tonë deri në fund”./tvklan.al