Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Janar 2025
Komisionerja për zgjerimin: Shqipëria i mbyll negociatat e antarësimit me Bashikim Europian brenda 2027
Shqiperia do t’i mbylle negociatat për antarësimin në Bashkiminn Europian brenda vitit 2027. Deklarata vjen nga komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e cila thotë se Tirana dhe Podgorica po prijne në përmbushjen e reformave.
‘’Giro D’Italia’’, Rama: Dje ëndërr, sot realitet. Certifikatë për një Shqipëri të rilindur
Kryeministri Rama u përgjigjet kritikave se Shqipëria nuk mund të marrë përsipër zhvillimin e “Giro D’Italia” pasi nuk ka rruge. Ai thotë se vlerësimin e kanë bërë vetë italianët dhe se kjo është çertifikatë e Shqipërisë te rilindur.
Berisha: Me 11 Maj jemi forcë fituese. Socialistët po i gërryen lufta e brendshme
Kryetari i Partise Ddemokratike, Sali Berisha është i sigurt në fitoren e 11 majit edhe për shkak të luftës së brendshme që sipas tij po gërryen socialistët. Ai u bën thirrje demokratëve ta kthejnë votën e emigrantëve në Levën e Arkimetit për fitoren.
Atentat ndaj Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, për hakmarrje? Dyshime se u nxorr në pritë
Policia dyshon se atentati ndaj 30 -vjecarit Kristian Marku, i ndodhur mbrëmë në autostradën Fier – Vlorë, ka për motive hakmarrjen. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se ai është nxjerrë në pritë nga bashkëpunëtorët e vrasësve.
Inceneratori i Tiranë, nis gjyqi për Alqi Bllakon. Ish-deoputeti do të gjykohet me procedurë të shkurtuar
Nis gjyqi në themel ndaj ish -deputetit socialist Alqi Bllaku, i cili akuzohet për korrupsion në dy raste, në çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për t’u gjykuar me një proces të shkurtuar.
Takimi Trump-Putin, presidenti i zgjedhur i SHBA: Së shpejti, Zvicra e Serbia vetëofrohen
Takimi Tramp – Putin për fundin e luftës në Ukrainë mund të përcaktohet brenda pak ditësh. Presidenti i zgjedhur amerikan thote se do te ndodhe se shpejti, ndersa Serbia dhe Zvicra jane ofruar si vende organizatore të takimit.
/tvklan.al