Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, data 6 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 6 Shkurt 2025
Gjendet i vrarë në makinën e tij një 25-vjeçar në Lezhë. Mister, motivet
Shkakton konfuzion propozimi i Donald Tramp për shpërnguljen e banorëve të Gazës. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, Presidenti amerikan lë të kuptohet për një zhvendosje të përhershme. Plani i tij ka marrë menjëherë mbështetjen e Izraelit.
Bankat, 250 milionë Euro kredi të buta për bujqësinë. Mbështetje nga qeveria me garanci sovrane
Bankat e nivelit të dytë do të japin 250 milionë euro kredi të buta për bujqësinë. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të jetë garante për mbështetjen e investimeve në këtë sektor dhe se synimi është arritja 1 miliard euro eksporte në 2030-ën.
Rama, emigrantëve: Investoni në turizëm. Zë 26 përqind të PPB-së. Opozita, pa strategji
Kryeministri Rama fton emigrantët të investojnë në turizëm duke deklaruar se ky sektor zë 26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në rubrikën “Sy me sy” ai foli edhe per opoziten, per te cilën tha se nuk ka strategji dhe bën lëvizje bosh.
Shqipëria në pikun e gripit. Specialistët e ISHP: Presim rënien e kurbës së infeksioneve
Përhapja e gripit në vend ka prekur pikun, por në javët në vazhdim epidemiologët presin rënien e kurbës së infeksioneve. Mjekët rekomandojnë që të shmanget prania në ambientet e mbyllura dhe përdorimi i antibiotikëve pa kriter.
Një faqe anonime në Instagram denigron adoleshentët. Policia e mbyll dhe nis hetimet
Një faqe anonime në rrjetin Instagram që shantazhonte dhe denigronte vajza të mitura në qytetin e Korçës ka vënë në lëvizje autoritetet. Policia e ka mbyllur atë dhe ka nisur punën për identifikimin e personave që qëndronin pas saj.
Zgjedhjet në Kosovë, Reuters: Sanksionet e BE ndikuan në jetesën e qytetarëve
3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, agjencia e lajmeve Rojters shkruan se qytetarët u ndikuan nga sanksionet e BE që mbeten ende në fuqi. Një ndër projektet e pezulluara është impianti i pastrimit të ujërave të zeza për Prishtinën.
Propozimi i Trump për Gazën shkakton konfuzion. Plani për zhvendosjen mbështetet nga Izraeli
Shkakton konfuzion propozimi i Donald Tramp për shpërnguljen e banorëve të Gazës. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, Presidenti amerikan lë të kuptohet për një zhvendosje të përhershme. Plani i tij ka marrë menjëherë mbështetjen e Izraelit.